Komisioni për Buxhet dhe Financa sot ka miratuar kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021.
Kjo u bë gjatë mbledhjes së sotme që është duke u mbajtur nga ora 10:00.
Drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale, Adrian Zalli, ka bërë të ditur para deputetëve se në vitin 2023 do të bëhet rimbursimi i mjeteve për gjithë qytetarët që tërheqin mjetet e tyre nga Fondi i Kursimeve Pensionale.
Zyrtarët e Trustit që raportuan para këtij komisioni kanë thënë se është duke u diskutuar akoma rregullorja për rimbursimin e këtyre mjeteve.
”Sa i përket taksës operacionale kemi paraparë që ta mbajmë të njëjtën”, tha ai.
Kryesuesi i Bordit Fondi i Kursimeve Pensionale Ruzhdi Morina, tha se nëse ka tepricë të mjeteve, do të kthehen tek kontribuuesit.”Në rast se do të kemi tepricë të mjeteve si çdo vit ju kthehen kontribuueseve, kurse nëse kemi mungesa i drejtohemi Kuvendit”, tha ai.