Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të ketë reshje shiu vende-vende, ndërsa në viset malore reshje bore.
Temperaturat në nivel vendi parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, kur është fjala te cilësia e ajrit, pa i lënë të përmendim edhe kushtet agrometeorologjike të cilat do të jenë në favorin e bimësisë për shkak të reshjeve të cilat parashikohen gjatë ditëve vijuese.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit, kryesisht në veriperëndim, shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri në 15 m/s.