Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se aplikimi për 50 euro për personat me COVID-19 (100 euro për pensionistë me covid) në emër të shpenzimeve shëndetësore do të jetë online nga e marta .
Ahmeti tha se besojnë që kjo gjë do të funksionalizohet prej nesër, teksa shtoi se të gjitha informatat do të publikohen nga komuna, përfshi edhe aplikacionin.
“Kjo për të shmangur radhët dhe kontaktin fizik në komunë. Po ashtu do të kemi ndihmë për të përgatitur aplikacionin”, shtoi ai.
Ndryshe përpos Prishtinës janë edhe disa komuna të tjera që kanë ndërmarr hapa për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të infektuar me koronavirus.