Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mbi Kosovë sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.