Rritet bilanci i të prekurve me koronavirus në vendin tonë, duke shkuar në 197 numri i personave të infektuar, ndërkohë qe ne terapi intensive janë ne gjendje te rene 4 paciente.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot detajet më të fundit nga testimet e reja që janë kryer në persona të dyshuar.
Harta zgjerohet në Tiranë dhe Fier, e po ashtu edhe në rrethe të tjera, ku janë konfirmuar më herët raste pozitive me covid 19.
Numri i personave të prekur një ditë më parë ishte 186, ndërkohë që ka shkuar në 10 numri i viktimave.