Bedri Hamza i PDK’së i është përgjigjur Liburn Aliut të Vetëvendosjes, i cili e akuzoi PDK’në se po bëhet bashkë me Qeverinë e LDK’së për t’ia kaluar projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike
Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjës Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se PDK’ja, duke e thirrur seancën e jashtëzakonshme për votimin e Rimëkëmbjes Ekonomike, po bëhet bashkë me LDK’në, raporton Gazeta Express.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së. Bedri Hamza, ka nisur fjalën e tij duke i treguar LVV’së
Po kemi pasur koalicion me Lidhjen Demokratike. Tani jemi pak xheloz se ju të fundit e keni pasur koalicionin.
“Ne kemi pasur koalicion me Lidhjen Demokratike dhe me partitë e tjera. Tani jemi pak xheloz se ju në fund e keni pasur koalicionin e fundit me Lidhjen Demokratike dhe na morët partnerin, po sidoqoftë, e ardhmja nuk dihet çka sjell”, ka thënë Hamza.
Tutje ai ka treguar se pse vendosi PDK’ja ta përkrah projektligjin për Rimëkëmbje.
“Ligji që e kemi sot nujk është për votuesit e një subjekit, është ligj për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për biznesët në Kosovë” .
“Jemi opozitë e Qeverisëe dhe vazhdojmë të jemi opozitë e Qeverisë, por nuk mundemi në infinit të jemi opozitë e interesave të shtetit” , ka shtuar Hamza.