Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar sot Bordin Këshillëdhënës, ndërsa kanë biseduar për situatën epidemiologjike dhe sfidat me të cilat po përballen në menaxhimin e pandemisë.
Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se respektimi i masave nga ana e qytetarëve dhe mbikëqyrja rigoroze e zbatimit të masave, janë rruga e konfirmuar e suksesit kundër virusit.
“Gjatë takimit të sotëm me Bordin Këshillëdhënës diskutuam për situatën epidemiologjike dhe sfidat me të cilat po përballemi në menaxhimin e pandemisë.
Rekomandimet e Bordit janë qenësore, duke dëshmuar përkushtim, ekspertizë dhe besueshmëri.
Respektimi i masave nga ana e qytetarëve dhe mbikëqyrja rigoroze e zbatimit të masave, janë rruga e konfirmuar e suksesit kundër virusit”, ka shkruar Zemaj.