Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili e ka konfirmuar se ai do të jetë kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale, në vitin e ardhshëm.
“Po ka emër dhe po jam unë. Në mbledhjen e fundit të kryesisë kam paraqitur kandidaturën time për Prishtinën. Pritet zyrtarizimi. Do ta zyrtarizoj posa ta marrë aprovimin e kryesisë”, tha Ismaili.
Ai është shprehur se e gëzon mbështetjen e PDK-së për këtë kandidaturë.
“A e kam mbështetjen e partisë. Po. Por unë do të garoj edhe për mbështetjen e qytetarëve”, tha ai në Debat Plus.