Qeveria në detyrë e Kosovës ka shkarkuar Bordin Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK). Kjo është bërë nën arsyetimin se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme të përcaktuara me Statutin e SHSKUK-së dhe ka dështuar në arritjen e objektivave.
Në mbledhjen e 17-të, Qeveria Kurti ka emëruar Bordin e ri në përbërje:
Dr. Agreta Gecaj – Gashi – Qendra Klinike Universitare e Kosovës;
Dr. Aida Rexhepi– Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;
Dr. Xhevat Jakupi – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;
Dr. Diana Dafota – Spitali i Përgjithshëm Gjakovë – Në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore;
Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor;
Dr. Mirsad Shkreta – Ministria e Shëndetësisë;
Një (1) ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.
Kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat 1 vjeçar të cilin e pason me radhë në vitin e dytë përfaqësuesi i QKUK dhe në vitin e tretë përfaqësuesi i QKSUK.