Këtë numër rekord të vdekjeve, vendi nuk e ka pasur asnjëherë që nga shfaqja e pandemisë.
18 nga personat që nuk i mbijetuan virusit korona ishin mbi moshën 70 vjeçe, ndërkaq katër të tjerë mbi 60.
Derisa sipas IKSHPK-së për një ditë janë bërë një mijë510 testime ku 627 kanë rezultuar pozitivë me SARS CoV-2, krahas 543 personave që u shëruan, njofton Klan Kosova.
Por, për periudhën dyjavore numri më i madh i rasteve pozitive ishte me 26 nëntor. Nga një mijë e 903 testime, 775 raste rezultuan pozitiv me COVID-19.
Nuk dihet nëse potencialisht këta të infektuar të para dy jave, nuk ia dolën përballjen me COVID-19. Por këto shifra shtynë Institutin e Shëndetit Publik që me një status të gjatë në Facebook ku lut qytetarët për respektim të masave, asnjë spital në botë nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe infrastrukturore të përballoj shtimin e rasteve me COVID.