Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për humbjen e kësaj partie pas dy dekadash në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës, shkruan Gazeta Stop.
Sipas tij, ka shumë faktorë që e kanë shkaktuar këtë humbje, por njëri prej tyre thotë se është dorëheqja e Agim Veliut nga pozita e kryetarit të kësaj komune, për t’u bërë pjesë e qeverisë.
“Një prej shkaqeve mund të jetë tërheqja e Agim Veliut për anëtar të qeverisë. E kemi llogaritur se duhet të kemi në qeveri njerëz që kanë dhënë gjatë kontribut në LDK. Në një gjendje të tillë nuk do të kishim nevojë fare për zgjedhje.
Ndonjë ndryshim thelbësor nuk ka ndodhur as që mund të ndodhë. Do të punojmë me degën dhe anëtarësinë tonë. Rezultate janë të pranueshme sepse zgjedhjet kanë qenë të rregullta, është verdikt i qytetarit”, ka thënë Mustafa në Klan Kosova, transmeton Gazeta Stop.
Sidoqoftë, Mustafa shprehet i bindur se LDK do të dalë përsëri e para në Podujevë.