Partia Demokratike e Kosovës ka marrë vendim për të votuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Kjo pasi janë marrë parasysh kërkesat e kësaj partie nga ana e Qeverisë.
Kështu për Klan Kosova tha deputeti i PDK-së Kujtim Gashi.
“Këto kanë qenë kërkesat tona. Tash këto kërkesa janë marr parasysh. Po, ne tani do ta votojmë ligjin”.
Ky projektligj ka kaluar edhe në Komisionin për Buxhet dhe Financa.
Deputeti i PDK-së ka bërë të ditur edhe kërkesat e PDK-së:
Kërkesat tona të cilat i kemi propozuar përmes amendamenteve janë:
-Pako pre 200 milionë euro për bizneset.
-Mbështetje me nga 300 euro për tre muaj për punëtorët që kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak të pandemisë.
-Rimbursimi i 10% të mjeteve të tërhequra nga Fondi Pensional i Kosovës, për të gjithë ata që kanë deri në 9.999.00 euro
-Lirimi nga TVSh-ja për lëndën e parë e cila prodhohet nga veprimtaritë biznesore, pavarësisht a eksportohen jashtë vendit a jo.