Hoti takohet me përfaqësues të Sindikatës së Infermierëve

Kryeministri Avdullah Hoti mëngjesin e së mërkurës e ka nisur me takim përfaqësues të Sindikatës së Infermierëve.

Arsyeje e takimit janë kërkesat e kësaj sindikate për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermierë, pagesë të orëve shtesë dhe punës gjatë vikendeve si dhe për pagesë të rrezikshmërisë në punë.

Në takim kanë marrë pjesë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ai i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, raporton EO.

Mediat fillimisht janë lejuar të marrin vetëm pamje, përderisa është paralajmëruar një konferencë pas takimit.