Kanë mbetur edhe pak minuta nga fillimi i seancës dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese rreth kushtetutshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi, i dënuar për veprën penale “mashtrim me subvencione”, i cili votoi për formimin e Qeverisë Hoti, më 3 qershor të këtij viti, shkruan Gazeta Stop.
Para kësaj seance, Gazeta Sinjali kontaktoi deputetin e LVV-së, Artan Abrashi, i cili do të marrë pjesë në këtë seancë për ta pyetur se çfarë presin nga Kushtetuesja.
“Në këtë seancë ne e kemi përfaqësuesin ligjor, Blerim Sallahun. LVV pret trajtim të paanshëm të rastit, objektiv, duke mos u ndikuar nga agjendat ditore politike, rrjedhimisht presim që vendimi me qenë në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha Abrashi për Sinjalin.
Ndërsa, në këtë seancë si kryetar i Komisionit për Legjislacion pjesëmarrjen e ka konfirmuar, Shkëmb Manaj. Kurse, Qeverinë e Kosovës do ta përfaqësojë avokati, Besnik Berisha.