Kushtetuesja sot mban seancën për kushtetutshmërinë e Qeverisë Hoti

Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të mbajë seancë publike online për trajtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje mbi kushtetutshmërinë e Qeverisë Hoti për shkak të votës së deputetit të dënuar Etem Arifi.

Arifi është i dënuar me një vit e tre muaj për është i dënuar për korrupsion dhe dënimi i është bërë i plotfuqishëm në janar të këtij viti.

Kryetari i Partisë së Ashkalinjve, që nga viti 2019 kur është dënuar, ka marrë pjesë në dy seanca të Kuvendit. Ai ka votuar pro rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe pro krijimit të Qeverisë Hoti.