Pas raportimeve se një person ka fotografuar votën në shkollën “Isa Boletini” në Podujevë, Prokurori i Shtetit njofton se ka urdhër që personi i njëjtë duhet të shoqërohet në Polici për tu intervistuar.
Po ashtu Prokurori kërkon që të verifikohen pretendimet e tilla lidhur me këtë gjë.
“Prokurori i Shtetit njofton opinionin se menjëherë pas marrjes së informatës se një person ka fotografuar votën e tij në vendvotimin nr. 1824 E, në shkollën “Isa Boletini”, Prokurori i Shtetit, ka dhënë urdhër që personi i njëjtë duhet të shoqërohet në Polici për tu intervistuar, si dhe që të verifikohen pretendimet e tilla lidhur me këtë gjë”.