Edhe e shtuna ka regjistruar numër të lartë vdekjesh nga COVID-19 në Kosovë. 14 persona kanë humbur betejën me virusin në 24 orët e fundit duke e çuar totalin e të vdekurve nga ky virus në 989. Janë regjistruar edhe 639 raste të reja.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se për 24 orë janë kryer 1565 testime.
Të shtunën janë regjistruar 480 të shëruar. Totali i të shëruarve ka arritur në 23 mijë e 754. Raste aktive janë 13 mijë e 688 nga 38 mijë e 431 rastet e regjistruara deri tash.
Rastet e vdekjes të regjistruara sot janë nga komunat: Prizren 4 raste (80, 73, 67, 50 vjeç), Viti 3 raste (76, 75, 73 vjeç), Gjakovë 2 raste ( 79, 61 vjeç), Prishtinë 2 raste (62, 55 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (69 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (76 vjeç).
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 243 raste, Mitrovicë 60 raste, Pejë 41 raste, Fushë-Kosovë 36 raste, Gjakovë 35 raste, Vushtrri 29 raste, Podujevë 24 raste, Klinë 20 raste, Prizren 20 raste, Lipjan 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 11 raste, Istog 11 raste, Rahovec 11 raste, Gjilan 10 raste, Skenderaj 10 raste, Obiliq 9 raste, Suharekë 9 raste, Shtime 7 raste, Deçan 4 raste, Malishevë 4 raste, Viti 4 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik dhe Zubin-Potok.