Kryeministri Avdullah Hoti ka uruar festën e flamurit për të gjithë shqiptarët.
Ai gjatë homazheve që i bëri tek shtatorja e “Skënderbeut” dhe presidentit historik Ibrahim Rugova, ka thënë se sot është një ditë feste për çdo shqiptarë.
“Kjo është një festë kombëtare. Ne filluam me nderime nga shtatorja e Skënderbeut, me të cilin identifikohet nëntori i parë festa më e madhe e shqiptarëve”.
“Ishim edhe tek shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova dhe tani do të vazhdojmë në Prekaz, në vendin e shenjtë për të treguar nderime ndaj tyre dhe ndaj gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë ne sot”, ka thënë Hoti.