Gjatë fundjavës dhe ditëve në vijim reshje bore

Meteorologët kanë paralajmëruar se nga dita e dielë do të mbajë mot më i ftohtë me Mundësi për reshje të dobëta shiu e bore në vise malore.

Situatës të motit të pandryshuar që po mbanë për disa ditës, në fundjavë pritet t’i vije fundit, kur nga Mesdheu afrimi i një cikloni sjell vranësira, e ndërkohë një front i ftohtë me masa të ftohta ajrore do të depërtojë mbi vend ditën e diel, që mund të sjell kushte edhe për reshje të dobëta shiu dhe fjolla bore.

Në fillim të javës më pas parashihet mot më i ftohtë, me vranësira, e ditën e martë me intervale më të gjata me diell. Në pjesën e dytë të javës depërtime të cikloneve nga Atlantiku veriore edhe përgjatë rajonit sjellin kushte për reshje të dobëta shiu, njofton Prishtina Weather.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, e ditën e hënë kur parashihet të ketë qarkullim më të mjaftueshëm ajror, indeksi do të zbres në vlera të mjaftueshme edhe të mira.

28.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngricë, përgjatë ultësirave mjegull ose vranësira të ulëta. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

29.11 – Kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta lokale shiu, që më vonë mund të përzien edhe me fjolla bore. Në vise malore reshje bore.

30.11 – Mot i ftohtë. Paradite me vranësira, ditën edhe intervale me diell. Në mbrëmje kthjellime.

1.12 – Ftohtë, kryesisht me diell.

2.12 – Ftohtë, kryesisht me vranësira, pasdite dhe në mbrëmje me mundësi për reshje të dobëta bore përreth viseve malore në perëndim të vendit.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -6C deri -2C, e maksimalet në rënie nga 10C, të shtunën në 5C të dielën, deri në 1C të martën.

Nga dita e diel, do të fryj erë mesatare kryesisht nga verilindja 4-10m/s.

Shtypja atmosferike zbret afër vlerave normale, më pas sërish në rritje.