Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar 764 raste të reja me koronavirus, dhe 12 persona të vdekur. Deri më tani sipas IKSHPK-së, që nga fillimi i COVID-19, numri i vdekurve ka shkuar 975 persona, shkruan www.gazetastop.com
“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (76, 66 vjeç), Prishtinë 2 raste (74, 64 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (86 vjeç), Klinë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (73 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (46 vjeç)”, benë të ditur IKSHPK-ja.
Numri total i rasteve pozitive është 37.792 raste nga 139.699 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 975 raste të vdekjes.