Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin Italian, Nicola Orlando, me të cilin kanë biseduar edhe për situatën aktuale në Kosovë, përfshirë Gjykatën Speciale, pandeminë dhe krizën institucionale e politike.
Hoxhaj ka bërë të ditur se ambasadorin Italian, Nicola Orlando, në takim e priti bashkë me anëtaren e kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu Kodra, përcjellë Klan Kosova.
“Italia, që nga viti 1999 gjithnjë ishte në krah të Kosovës dhe të luftës së saj të drejtë. Lufta e drejtë e UÇK-së krijoi rrethana të reja, në të cilat Kosova aspiroi dhe vazhdon të aspirojë vlerat evropiane për ndërtimin e një shoqërie demokratike e të sigutë për të gjithë qytetarët. “, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Ai, gjithashtu tha se pashmangshëm, biseduan edhe për situatën rreth pandemisë Covid-19, duke konstatuar se kjo situatë duhet të menaxhohet me sa më shumë përgjegjësi dhe angazhim me të gjitha kapacitetet institucionale e njerëzore.
”Bashkë me anëtaren e Kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, pritëm në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Nicola Orlando, me të cilin biseduam, ndër të tjera, edhe për situatën pas Gjykatës Speciale dhe për krizën institucionale e politike në Kosovë.
Italia, që nga viti 1999 gjithnjë ishte në krah të Kosovës dhe të luftës së saj të drejtë. Lufta e drejtë e UÇK-së krijoi rrethana të reja, në të cilat Kosova aspiroi dhe vazhdon të aspirojë vlerat evropiane për ndërtimin e një shoqërie demokratike e të sigutë për të gjithë qytetarët.
Bashkëpunimi midis dy vendeve tona do të vazhdojë edhe më tej, për ta jetësuar, tani, anëtarësimin e Kosovës në familjen evropiane.
Pashmangshëm, biseduam edhe për situatën rreth pandemisë Covid-19, duke konstatuar se kjo situatë duhet të menaxhohet me sa më shumë përgjegjësi dhe angazhim me të gjitha kapacitetet institucionale e njerëzore”.