Ballkani ka shënuar fitoren e radhës në udhëtim të Drenica, në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Ismet Munishit fitoi me rezultat të ngushtë 1- 2, në Skenderaj, shkruan lajmi.net.
Qysh pas tre minutave lojë Ermal Krasniqi, realizoi për mysafirët duke ndryshuar shifrat.
Ndërsa, rezultatin e dyfishoi golashënuesi numër një në Superligë, Mirlind Daku (29′).
E tëra që mund të bënte skuadra vendase ishte goli i nderit, që u realizua nga Bejta që përfitoi nga gabimi i Rugjit (89′).
Me këtë fitore, Ballkani ‘blindon’ kreun me 32 pikë, ndërsa Drenica renditët në pozitën e pestë me 18 sosh.