15 persona vdesin nga koronavirusi

nstituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se në 24 orët e fundit në vend kanë ndërruar jetë 15 pacientë si pasojë e COVID-19.

Në Kosovë deri më sot si pasojë e COVID-19 jetë kanë ndërruar 963 persona, transmeton Gazeta Stop.

Po ashtu janë shënuar edhe 775 raste të reja si dhe janë shëruar 553 persona nga koronavirusi.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 15 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Numri total i rasteve pozitive është 37.028 raste nga 137.872 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 963 raste të vdekjes.