Pak njerez e dinë se një futbollist shqiptar në dy ndeshje ka pasur punë jo të lehte të ruaj Maradonen.
Ai quhet Mehmet Durakovic (Duraku) i lindur në Podgoricë nga familje shqiptare që u detyrua herët në femijëri së bashku me familjen të emigroje në fund të botës, në Australi.
“Kam pasur rastin të bëjë një intervistë me të kur isha në gazeten KOHA Ditore redaktor i sportit me ndihmen e legjendes prishtinase dhe mikut tonë të përbashkët, Fadil Muriqi”, ka treguar gazetari Driton Latifi.
Mbrojtesi ka luajtur 64 herë për Australinë dhe në dy ndeshje kualifikuese për botërorin SHBA 1994, kur Argjentina si ekipi i pestë nga kontinenti i vet po kerkonte kualifikimin.
Takimi i parë ka perfunduar 1:1 në Sydney (Duraku ishte akter në golin e australianeve) dhe 1:0 në Buenos Aires në vitin 1993.
Durakoviq sot 55 vjeqar është trajner i futbollit në Malajzi me ekipin e Perak.
Foto nga dueli Durakovic vs Maradona (1993)