Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 9 vdekje si pasojë e infektimit me koronavirus, ka njoftuar IKSHPK-ja.
Numri i të vdekurve ka arritur në 948.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.651 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Kurse numri total i rasteve pozitive në vend, nga fillimi i pandemisë, është 36 mijë e 253. Në vend, si pasojë e COVID-19, kanë vdekur 948 persona.
Numri i rasteve aktive me koronavirus aktualisht është 13 mijë e 168.