Këshilltari i Vjosa Osmanit u. d. e presidentit, Artan Murati, ka reaguar pas lajmit se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, është emëruar konsull në Pragë.
Murati thotë se misionet diplomatike dhe konsullore janë pasqyrë e një shteti.
“Për ta forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të vendit, e për t’u ballafaquar me sfida nga më të ndryshmet ne diplomaci, kundrejt sulmeve të vazhdueshme në shumë fronte nga shtete që kundërshtojnë ekzistencën tonë, duhet mbi të gjitha dije e profesionalizëm”, thotë ai.
Këshilltari i Osmanit thotë se kjo nuk është e mundur nëse nëpërkëmben profesionistët.
“Diplomacia “kry’ për kry’” nuk i bën nder askujt, e sidomos jo shtetit të Kosovës. Kjo praktikë është e patolerueshme dhe nuk do të lejohet e as të përkrahet në asnjë rrethanë”, ka shtuar ai.
Mbrëmë është bërë e ditur se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, Flakron Shala, është emëruar konsull në Pragë.
Pas këtij lajmi ka pasur reagime të shumta, ndërsa deri më tani deputeti Shala ka zgjedhur heshtjen.
Këshilltari i Vjosa Osmanit u. d. e presidentit, Artan Murati, ka reaguar pas lajmit se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, është emëruar konsull në Pragë.
Murati thotë se misionet diplomatike dhe konsullore janë pasqyrë e një shteti.
“Për ta forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të vendit, e për t’u ballafaquar me sfida nga më të ndryshmet ne diplomaci, kundrejt sulmeve të vazhdueshme në shumë fronte nga shtete që
kundërshtojnë ekzistencën tonë, duhet mbi të gjitha dije e profesionalizëm”, thotë ai.