Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka njoftuar se aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar 117 pacientë me Covid-19.
Sipas, njoftimit të spitalit nga 117 pacientë të infektuar, katër janë në respirator, 91 me oksigjenoterapi, ndërsa 17 në gjendje më të rëndë.
“Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 29 të infektuar me Covid-19 dhe atë 10 Mjek, 12 Infermier dhe 7 punëtor të Shërbimit Administrativ dhe Teknik”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
7 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. 117 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator, 91 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 29 të infektuar me Covid-19 dhe atë 10 Mjek, 12 Infermier dhe 7 punëtor të Shërbimit Administrativ dhe Teknik.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 3 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
266 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,797
analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.
121 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë 24 orëve të fundit dhe atë: 94 Rëntgen, 18 EHO dhe 9 CT-ja.