KOSTT ka njoftuar se është stabilizuar furnizimi me energji elektrike në lagjet e Prishtinës ku kishte problem.
“Pas një pune të palodhshme dhe me shumë përkushtim të ekipeve të mirëmbajtjes të KOSTT dhe të KEDS në ora 21:40 u rikthye në operim transformatori TR3 në Nënstacionin Prishtina 2. Me punimet e realizuara është rikthyer furnizimi me energji elektrike për qytetarët e afektuar si dhe është rritur siguria e furnizimit nga NS Prishtina 2, nga aspekti i transmetimit”, është njoftuar përmes Facebookut nga KOSTT.
Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti po ashtu ka konfirmuar lajmin duke shtuar se energjia elektrike në lagje “do të lëshohet një nga një deri te banesat e bardha që lëshohen pas 30 min”.
Lagja “Bregu i Diellit, një pjesë e “Mati 1” dhe e “Velania” kishin mbetur në terr për orë të tëra, për shkak të dëmtimeve në kabllot e KOSTT-it që furnizojnë trafot e KEDS-it.