Ministri Kuçi infektohet me koronavirus

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook. Ai ka thënë se është testuar pasi ka qenë rast kontakti dhe aktualisht është në vetizolim.

“Pasi isha rast kontakti ditë më parë, dje u testova për COVID-19 dhe rezultova POZITIV. Tashmë jam vetizoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdoj nga shtëpia. Juve ju lutem të mbani maskën, respektoni distancën dhe të keni kujdes të shtuar”, ka shkruar ai.