98 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës, 65 me oksigjenoterapi

8 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

60 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus dhe 17 janë në pritje të rezultatit, njofton Klan Kosova

Në njoftimin e spitalit bëhet e ditur se 65 pacientë janë me okigjeno-terapi, gjashtë pacientë me CPAP maskë dhe një pacientë i intubuar.

Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 23 nëntor 2020 ora 8 është:

🔸98 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid,
🔸60 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv,
🔸21 pacientë të konfirmuar negativ
🔸17 pacientë presin rezultatet
🔸65 pacientë me oksigjeno terapi,
🔸6 pacientë në CPAP maske,
🔸1 pacientë i intubuar.

🔹 Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbani maskat,distancen dhe higjenen.

🔺Une vendos maskë të të mbroj ty!
🔺Ti vendos maskë të më mbrosh mua!
🔺Bashkë i mbrojmë të tjerët!