Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 124 pacientë me koronavirus.
Në njoftimin e bërë nga Spitali i Pejës thuhet se, 3 pacientë janë në respirator, 101 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Ndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 515 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 43 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“19 lindje kanë qenë gjatë vikendit, 12 lindje kanë qenë normale dhe 7 me prerje cezariane. Kanë lindur 20 foshnje, 16 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore, një lindje ka qenë binjake”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se 496 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,653 analiza.
“Gjatë vikendit janë kryer 17 Operacione ndërsa numri i shërbimeve në Radiologji gjatë vikendit ka qenë 359 dhe atë: 273 Rëntgen, 68 EHO dhe 18 CT”.