Ka vdekur këngëtari Ismet Peja, lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Visari në rrjetin social Facebook.
“JARAN nuk dijta ndryshe as nuk mujta ndryshe me lajmru largimin tend nga kjo jete…pusho i qete se tek ne ke ngel i perjetshem…tfala i bon Mames Jaran 👑👑”, ka shkruar Visar Peja, në njoftimin e tij.
Theksojmë se Peja është ndër artistët me përvojë më të gjatë në skenën muzikore shqiptare.
Gjatë karrierës së tij ai solli një sërë projekte si “Knoma kangen sa t’jam gjall”, “Robi plaket kur don vet” dhe jo vetëm.
I njohur kryesisht për këngë të vjetra qytetare, Ismet Peja ka qenë dhe do të mbetet perlë e estradës shqiptare.