Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se virusi Covid-19 duhet të ndalet, me maskë, distancë e higjienë.
Zemaj kërkon nga qytetarët e Kosovës të ndryshojnë sjelljen sepse do rezultate tjera.
Ky është postimi i tij i plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit, për Gjilanin, u konfirmuan edhe 19 raste të reja pozitive me Covid 19. Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, numri i pacientëve me virus është 68, ndërsa nga personeli shëndetësor 50 janë pozitiv me Covid 19 dhe në vetizolim janë 8 mjekë.
Megjithatë, pacientët në çdo kohë dhe për çdo shërbim, kanë nevojë dhe duan trajtimin e duhur.
Sonte, gjatë vizitës në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, kërkova që të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, gjithsecili me detyrën, përgjegjësinë dhe përvojën. Pengimi i përhapjes dhe luftimi i virusit në S.P. të Gjilanit po vazhdon, me intensitet dhe vëmendje të shtuar.
Përgëzoj menaxhmentin dhe personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, për përkushtimin dhe punën që bëhet këtu, për qytetarët tanë. Mos u ndalni, ju lumtë!
Virusi vdekjeprurës do ndalur. Me maskë, distancë dhe higjienë, aktualisht s’kemi rrugë tjetër. Kërkoj nga qytetarët të ndryshojnë sjelljet e deritashme, sepse, duam rezultate tjera!
Bashkë ia dalim!