Bashkimi Evropian ka ndarë 26.5 milionë euro për të ndihmuar Kosovën në luftën kundër pandemisë së COVID-19.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde përmes një shënimi në Twitter e ka përshëndetur këtë vendim, por sipas tij tani Qeveria duhet ta sigurojë shumicën parlamentare dhe ta miratojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvend.
“Lajme te mira! BE-ja vazhdojnë të bëjnë atë që e premtojnë duke mbështetur partnerin tonë të besuar, Kosovën, me kontribute të konsiderueshme financiare në luftën kundër pandemisë. Do të ishte gjithashtu mirë nëse Qeveria së shpejti do të mblidhte shumicën për të miratuar më në fund Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike”, ka shkruar ambasadori Rohde.