Një pacient 66-vjeçar nga Fieri, i konfirmuar me COVID-19 pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm në spitalin infektiv. 66-vjeçari trajtohej prej dy ditësh në spitalin infektiv në QSUT.
Pavarësisht ndihmës së menjëhershme të stafit mjekësor, 66-vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë.
66-vjeçari është viktima e tetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes./Tch/