Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur rreth asaj se a do të jetë sërish kandidatë për kryetar të kryeqytetit në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ai në Rubikon në Klan Kosova ka theksuar se nuk ka vendosur akoma se a do të kandidojë edhe njëherë për të parin e Prishtinës.
“Nuk kam vendosur, kam thënë vazhdimisht se dy mandate janë të mjaftueshme. Vjen koha kur do të diskutohet, jemi në kohë pandemie, të kemi një ngjallje ekonomike dhe më pas janë të qarta për secilin diskutimet”.
“Të gjitha partitë e kanë prioritet Prishtinën, besoj se shumë më herët do të dihen kandidatët për kryetar komune, kjo mendoj se është e drejtë për shkak se Prishtina është kryeqytet dhe sa më parë të dihen të emrat është shumë më mirë”.
“Unë nuk mendoj të deklarohem për këtë dhe as kandidatët tjerë mendoj se nuk duhet të deklarohen në kohë të pandemisë”, ka thënë Ahmeti.