Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratës së Departamentit të shtetit amerikan, se nuk ka marrëveshje sekrete për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai përmes një postimi në profilin e tij, në Facebook ka thënë se ‘të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara pareshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj”, tha Mustafa.
Ai ka shkruar se SHBA-ja demantoi spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit.
“Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës”, ka shkruar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.