Hysen Vrajolli ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të pozitës së drejtorit në minierën e Trepçës.
Këtë e ka konfirmuar për Express, Shyqri Sadiku, kryetar i Sindikatës së Punëtorve të Trepçës.
“Z.Hysen Vrajolli sot ka dhënë dorëheqje. Dorëheqja e tij ka ardhur pas presioneve politike dhe nuk ka të bëj me grevën e minatorëve”, ka thënë Sadiku.
Në ndërkohë punëtorët e minierës së Trepçës dhe Artanës qysh nga dje kanë hyrë në grevë për shkak të pakënaqësisë ndaj mosdalejs së pagës për muajin tetor.