Sonte me fillim nga ora 20:45 Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvilloj ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit të tretë të Ligës C, kundër Moldavisë.
“Dardanët” në këtë takim kërkojnë fitoren e parë në Ligën C të Kombeve.
Skuadra e Bernard Challandes, deri sot ka arritur dy barazime dhe ka humbur tre ndeshje.
Nëse Kosova fiton sonte siguron mbetjen në Ligën C.
Në këtë ligë “kaltër e verdhët”, do të qëndronin edhe me barazim.