Ushtruesi i detyres së Drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku ka vazhduar me vizitat nëpër pikat kufitare të Kosovës.
Mazreku ka vizituar të hënën pikën kufitare në Berrnjak në veri të vendit, ku dhe eshte takuar me komandantin e stacionit Policor Millosh Dançetoviç.
Po ashtu gjatë ditës Ushtruesi i detyres se Drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve Sami Mazreku ka vizituar edhe pikën kufitare në Jarinjë.
Ndryshe që nga marrja e detyrës si Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Mazreku ka vizituar pikat kufitare në të cilat Byroja Kosovare e Sigurimeve ka pikat e saj ku qytetarët kanë mundësu të marrin policat e sigurimit.