Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit tetë pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 241 testime të bëra 602 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, transmeton Klan Kosova.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 564 qytetarë të cilët kanë plotësuar karantinimin 14 ditor, sipas të dhënave të Operatorit Qendror të Kujdesit Shëndetësor.
Aktualisht në tre spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët tre të intubuar.