Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe dhe vendosi lule pranë arkivolit të aktores së shquar të Kosovës, Leze Qena.
Roli i aktores Qena duhet vlerësuar lartë, sepse varësisht nga mosha e gjithsecilit prej nesh, ajo ishte ose nëna ose gjyshja ideale.
Ikona e aktrimit, Leze Qena ndërroi jetë mëngjesin e së mërkurës.