Kryeministri britanik, Boris Johnson, është izoluar sërish pasi ka kontaktuar me një person të infektuar me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Downing Street, shkruan Euronews, transmeton Gazeta Stop.
Kreu i Qeverisë britanike i cili ka qenë i infektuar me koronavirus disa muaj më parë, “ndihet mirë dhe nuk ka asnjë simptomë të sëmundjes”, ka thënë i njëjti burim.