Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, sot me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilët 8 kanë rezultuar pozitiv.
“Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditë distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19. Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar IKSHPK-ja.
Ndryshe, deri tani në Kosovës me koronavirus janë të infektuar 79 persona dhe një i vdekur.