Mbi 800 viktima nga koronavirusi dhe 10752 raste aktuve në Kosovë

Nga data 13 mars kur edhe janë shfaqur rastet e para me COVID-19 në Kosovë e deri më sot kemi 28 mijë e 616 raste pozitive, nga 117 mijë e 585 persona të testuar.

Deri më tani 17 mijë e 55 persona të shëruar nga koronavirusi.

Ndërkaq numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet është 808.

Kështu akoma i kemi edhe 10752 raste aktive.

Javët e fundit numri i rasteve pozitive dhe rasteve me fatalitet nga ky virus është rritur dukshëm.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1791 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 765 raste pozitive, derisa janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.