E ftuar në puntatën e sotme të “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollca ishte dhe Aurela Hoxha.
Dedikuar saj u bë një intervistë me pyetje vetëm për të dhe “atë” (të dashurin e saj), duke qenë se në media flitet së ajo dhe partneri i saj janë shumë afër ditës së madhe, martesës.
Aurela kishte për detyrë që gjatë kohës që përgjigjej të kërcente nën tingujt e këngëve sensuale. Teksa u pyet se çfarë fjale i thotë atij në mëngjes sa zgjohet përgjigjja e Aurelës ishte: “Zgjohu beb,se m’ka marrë malli” e më pas në pyetje të tjera si: “Kur të ka dhënë puthjen e parë?”
Aurela u përgjigj se që në takimin e parë e për vendin tregoi: “Në buzë, në buzë, në buzë”. Duke shkaktuar kështu disi dhe të qeshura në skenë. Ajo tregoi me përgjigjet e saj se “ai” është dhe shumë xheloz për çdo njeri që i afrohet Aurelës.
PNë fund të këtij pyetesori dhe kërcimi, kur u pyet për emrin e fatlumit, Aurela na befasoi duke thënë se çdo gjë e kishte thënë për qenushin e saj, por jo të gjithë e besuan.