Gjilani është ndër komunat që u sfidua goxha shumë nga pandemia.
Kryetari Lufti Haziri ka dhënë sot shifrat e përgjithshme që nga fillimi i përhapjes – në ditën e 248.
Gjilani nga virusi ka humbur 60 qytetarë, ndërsa ka prekur 2056 në total. Ndërkaq, raste aktive janë 553.
“Po kalojmë ditë të rënda bashkë në kohë pandemie. Gjendja e përgjithshme e përballjes me #COVID19 është kjo: 5923 është numri i testimeve, 2056 të infektuar në total, 1444 të shëruar, 60 të vdekur, 553 raste aktive, 62 në hospitalizim dhe 225 mostra në pritje për rezultat”, ka shkruar Haziri.
I pari i Gjilanit tha se masat e reja po e pengojnë jëtën e qytetarëve, por se janë të nevojshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit.
“Ndalimi i qarkullimi prej 19:00 deri në 5:00 të mëngjesit, ka ndikuar në jetën tonë, por bashkë e me besim, mund ta ulim infeksionin e ta ndalim përhapjen. Apeloj që t’iu përmbaheni rregullave kundër infeksionit: MASKA, DISTANCA e HIGJIENA!”.