Bytyqi i PDK-së: Presidentit nuk i duhen muskujt por logjika

Zëdhënësi për media në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyqi, ka dalë me një reagim ndaj deklaratës që ka pasë dje në Kuvend, Bekë Berisha, deputeti i AAK-së për atë se Ramush Haradinaj e meriton të jetë presidenti i ardhshëm i vendit.

Bytyqi ka thënë se disa deputetë injorancën dhe mosdijen e paraqesin si vlerë edhe atë në seancë parlamentare.

“Ndërsa bartja e syzeve na qenka dobësi, me demek me qenë i lexueshëm je i paaftë. Bravo deputetë, se në qeverisje duhet aftësi për pompa e jo tru se vendimet për politikat publike kërkojnë muskuj e jo logjikë”.

“Fiks në praktikë siç duket logjika e atyre që mendojnë me muskuj e flasin pa racionalitet, tash paramendone një president të tillë! Për pjesën e plagëve dhe varrezave skam fjalë, shumë patetike!”, ka shkruar Bytyqi në rrjetin social Facebook.