Detaje të reja: Burri në Prishtinë u ther me thikë nga ish-gruaja, kishte shkuar ta vizitonte vajzën

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në lidhje me rastin e djeshëm në Prishtinë, ku një grua e theri me thikë ish-bashkëshortin e saj.

Policia e Kosovës ka thënë se burri, shtetas i Gjermanisë kishte shkuar tek ish-bashkëshortja për ta vizituar vajzën e tij, shkruan lajmi.net.

Ish-gruaja, në rrethana të pasqaruara më pas e ka therur me thikë atë.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që e dyshuara pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt.