Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre sa më shumë për sot.
Sipas IKSHPK-së, ajri është i ndotur dhe mund të ketë pasojë për personat e sëmurë.
“Qëndroni në shtëpi! Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike!”, thuhet në reagimin e IKSHPK-së në rrjetin social Facebook.